Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili është surprizuar pafund në ditën e saj të lindjes, madje edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama. Ndonëse në Bruksel, ku pritet të ketë disa takime të rëndësishme, kreu i qeverisë nuk ka harruar t’i dërgojë një dhuratë moderatores së njohur të emisionit “Studio e Hapur”, në News 24, pjesë e të cilit ka qenë i ftuar edhe kryeministri, shkruan "BalkanWeb".
Eni Vasili ka gjetur në tryezën e saj të punës një shishe vere të personalizuar me emrin e kryeministrit dhe një dedikim të veçantë për të. Dy mbrëmjet e fundit, të mërkurën dhe të enjten, Eni Vasili ka mbyllur dy intervista të rëndësishme siç ishte ajo me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe një ditë më vonë me Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, por pavarësisht kësaj kryeministri i vendit nuk e ka harrur ditëlindjen e gazetares Eni Vasili dhe ka vendosur ta surprizojë atë.
Në një postim në Facebook, gazetarja gjen rastin të falenderojë edhe stafin që në mesnatë u kujdesën të lënë mbi tavolinën e saj jë tufë me lule dhe një verë.