Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në ceremoninë martesore të vajzës së një prej deputeteve të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për dasmën e vajzës së deputetes Erjeta Allhysa, e mesa duket Kryeministri nuk e ka refuzuar ftesën, duke qenë i pranishëm në këtë festë familjare të deputetes.
Nga fotot e publikuara, shihet Rama i buzëqeshur duke i dhuruar lule e duke përqafuar nusen. Madje ka bërë edhe foto ashtu siç e do adeti, me të gjithë familjen.





