Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur për mundësinë e një dialogu mes kryeministrit Edi Rama, kryeopozitarit Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta.
E ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News, Spiropali u shpreh se Rama do të ulej në dialog me Metën dhe Bashën, por kushti është njohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Pjesë nga biseda në studio
Milori: Do të uleshit në tryezë me Metën President e Bashën, kryetar të PD? Do të ulej Rama?
Spiropali: “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”.
Milori: Nëse Meta ju fton në dialog?
Spiropali: “Po patjetër, por mbi këto korniza kushtetuese. Nëse Basha thërret për protestë pasi ka rrënuar PD nga përfaqësimi tani është vetëm në rrugë dhe askund tjetër”.





