Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të mërkurë në Durrës, ku po inspekton nga afër punimet në kantierin e Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet nga themelet në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Ky fakultet do të ketë 30 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive, pishinë dhe park. Zhvillimi i kampusit do të vijojë më tej me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera.

Rama shoqërohet nga ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu, kryebashkiakja Emiriana Sako, rektori i UAMD-së Shkëlqim Fortuzi etj.