Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Impiantin e përpunimeve të mbetjeve, në Fier është shprehur se një projekt i tillë duhet të aplikohet edhe në Durrës pasi situata me djegien e mbeturinave është një emergjencë. 

Impianti i trajtimit të mbetjeve në Fier pritet të përfundohet brenda vitit 2019. Kryeministri Rama u shpreh se banorët e kësaj zonë do të shpëtojnë gangrene mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen dhe digjen pa kriter. 

"Një projekt i tillë kthehet në një tabelë qitjeje e fut e bjer kush të mundet: “korrupsion”, “grabitje”, “hajdutëri”, “PPP”, por lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe për Durrësin. Edhe aty kemi situatë emergjence mjedisore."