“1047 vende të lira pune ka në zyrën rajonale të punësimit. Rrogat janë të vogla, minimale, por edhe punëkërkuesit janë pa eksperiencë. Me rritjen e përmirësimit edhe rrogat nga 20, në 500 e deri në 700 mijë do ju shkojnë”.
Këtë deklaratë bëri kreu i qeverisë Edi Rama në Durrës, pasi vizitoi panairin e punës një ditor të hapur për herë të dytë me urgjencë brenda muajit.
Kryeministri dha disa vërejtje e sugjerime për punëkërkuesit, sipas të cilit, ata duhet të kryejnë arsimin profesional para se të punësohen nëpër kompanitë që ofrojnë punë.





