Kryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka ironizuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Durrës.

Si një “hakmarrje” për deklaratën e bërë nga ky i fundit sot në Spitallë, Xhaferraj shkruan në Facebook se e vetmja gjë pozitive nga kjo vizitë është që bashkia u përpoq të pastrojë qytetin.

“E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy herë.”

E vetmja gjë pozitive nga vizita në Durrës e kryeministrit në largim, është se Bashkia u përpoq të pastrojë qytetin. Kjo ndodh vetëm kur vjen Edi Rama dhe këto 8 vite ai është dukur vetëm dy herë.

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Friday, March 26, 2021