Numri i turistëve është rritur 54% më shumë shkurtin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar. Kështu ka shkruar Kryeministri i vendit Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook, krahas videos së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Sipas kreut të qeverisë, 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023, ose 74% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, shkruan Rama.