Duke bërë një krahasim me Shqipërinë para marrjes së mandatit qeverisës, kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste ka bërë një transformim epokal të vendit. Veçanërisht u ndal te administrata publike dhe sofistikimi i dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve.

Morëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, sot jemi në kushte të tjetra, është bërë një transformim epokal. Jemi vend avangard në drejtim të shërbimeve online”, – tha Rama.

Teksa vuri theksin te platforma e-Albania, kreu i qeverisë përmendi edhe futjen në platformë të një “asistenti të ri virtual me zë e figurë”.

“Në këtë shërbim të platformës e-Albania dhe me futjen e asistentit virtual me zë e figurë, do kalojmë në një nivel të ri. Kemi pasur faktikisht një rritje të numrit të përdoruesve të kësaj platforme, që ka arritur në afro 3 milion e 250 mijë përdorues. 14 milionë shërbime të dhëna e 9.9 milionë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara që dikur ishin ryshfete, radha, kohë e humbur, ishin shpenzime karburanti e energjish fizike për të marrë atë që sot e marrin duke klikuar në platformë dhe që ju vjen falas.”

“Sot, panorama është krejt tjetër dhe ka mbetur edhe një gur i fundit i këtij mozaiku që është përfundimi i projektit të futjes së Kadastrës në këtë sistem të teknologjisë. Shqipëria zuri vendin e parë në një konkurrim global për ekspertizën në lidhje me fushën e kibernetikës, mes 108 shteteve pjesëmarrëse”, – tha Rama.

“Aktualisht që flasim jemi në kushtet kur me Inteligjencën Artificiale ne po punojmë  për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE në trupin ligjor të Shqipërisë, që do të thotë kryerje e gjithë procesit të integrimit në aspektin legjislativ, për të cilat vendet e tjera.

Ne këtë kohë e bëjmë 90% me inteligjencë artificiale. Jemi në fazën që po përgatisim modelin e prokurimeve me inteligjencë artificiale. Edhe për këtë do jemi avangardë. Të vendosim teknologjinë si një armë për të përmirësuar proceset më të thella sesa dhënia e shërbimeve që tani e kemi bërë.