Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Ekoparkut në Porto Romano, që sipas tij po zë vendin e vatrës gjysëm shekullore kanceroze të plehrave të Durrësit, e cila tanimë i përket të shkuarës.

Duke parë ecurinë e punimeve Rama tha se ky është vendi që tregon qartë se pse PS-së i duhet mandati i tretë, pasi në të kundërtën rrezikon të shkojë dëm.

“Kjo është akoma deri dhe për pak kohë, dhe është fiks vendi ku mund të shpjegohet shumë thjesht pse na duhet mandati i 3 që të mbarojmë punë që ka shans të mbarojë, në të kundërt. Dje mbaroi oferta Spitallës, një kompani shumë e mirë do fillojë investimin atje, kemi lagjen e re ku ka filluar ndërtimi, aprtamente etj, një model tjetër jete. Kemi zonën ekonomike. Do jetë një motor i madh ekonomik për Durrësin, do bëhet realitet, nga kjo flamë e madhe do ndërtojmë një zemër të qytetit. Është koha për ta çuar Durrësin në një nivel tjetër.”