29 nëntor 2013- Në ditën e Çlirimit, nderimit të heronjve dhe dëshmorëve të atdheut nuk ka munguar edhe shpalosja e portretit të ish diktatorit, Enver Hoxha. Gjatë kohës që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri, Edi Rama bënë homazhe tek monumenti “Nënë Shqipëri”, ashtu siç duket edhe nga fotografitë e shpërndara nga Rama, është ngritur lart portreti i Hoxhës.