Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot shqiptarët janë më mirë se kurrë në marrëdhënie me njëri tjetrin dhe me të huajt.
Ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy palëve nuk janë vetëm të mira por edhe produktive edhe në aspektin ekonomik dhe të projekteve të përbashkëta.
Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të hapet gara ndërkombëtare për portin e Porto Romanos dhe në fillim të 6-mujorit të dytë të 2023-it do të nisë puna në kantier.
“Nuk besoj se janë të shumtë ata që mund të thonë se e dinin që në 110-vjetorin e pavarësisë ë Shqipërisë, do të kishte shqipen gjuhë zyrtare. Po ashtu nuk besoj se kanë qenë të shumtë ata që kanë paraparë që mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar. Të drejtat e shqiptarëve janë shumë herë më të avancuara se ka qenë ndnjëherë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë më thjesht të shkëlqyera. Janë edhe produktive më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga jo thjesht mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive por edhe nga rritja e aftësisë për të zbatuar në praktikë bashkëpunimin më interes reciprok. Mjafton të shohësh të dhënat e shkëmbimeve tregtare apo abetaren e përbashkët.
Një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e vonuar por e realizuar. Apo punën e nisur për punët e të ardhmes. Portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën kemi ofertuesit për studimin e fizibilitetit të porositur nga dy qeveritë me vendim të përbashkët. Në fillim të vitit të ardhshëm hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri të Durrësit që do të ndërtohet në Porto Romano dhe në fillim të 6-mujorit të dytë do jemi në kantier në portin e ri të Porto Romaos që do të jetë projekt i përbashkët që do të lidhen me Prishtinën dhe Strugë me dy porte të thata”, tha Rama.