Autobusët e gjelbër “Go Green”, do te futen në qarkullim në gusht dhe do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, duke e konsideron vënien në përdorim të autobusëve të gjelbër “Go Green”si një gjeneratë e re e transportit publik.

“Mirmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama