Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hagë këtë të hënë. Ai është takuar me disa personalitete në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Gjykatës, Piotr Hofmański dhe Kancelarin Pieter Lewis. Një takim, Rama e ka zhvilluar edhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Hagë apo se çfarë ka biseduar atje. Megjithatë kujtojmë se atje ndodhen në qelitë e burgut ish-krerët e UÇK-së.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të lartë duke deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të pabaza.