Ndërsa deklaroi në konferencën me mediat se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar, Sali Berisha dha detaje mbi dosjen sipas të cilit, po hetohet kreu i qeverisë shqiptare.

“Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime të lidhura sa më poshtë:

Çdo regjistrim, material document (është mandate gjykate), për cështjen Charles Mc Gonigal i cili hetohej nga FBI. Ish-anëtar i komisionit Myler, u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e lidhjeve Trump me rusët. Gonigal hetohej vetë për lidhje me rusët. Gjykatësi urdhëron regjistrimet materialet në posedim që dokumentojnë cdo komunik personal, përfshi sms, e mail, aplikacione në mesazhet e kodifikuara, letra shënime mes Carls Mek Gonigal për çështjet:
Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe cdo person përfshi kryeministrin Edi Rama. Vijon me të tjerat pastaj dhe kthehet te Shqipëria përsëri, cdo udhëtim i kryer i Charles Mc Gonigal në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi.

Pagesa dhurata të dhëna Charles Mc Gonigal nga Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës, ose personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë e Republika të tjera. Vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Pra, dikush ishte i autorizuar të hetonte të gjitha mesazhet, pagesat emailet sepse në emailin zyrtar të Carls Mek Gonigal gjendet një e mail privat i Edi Ramës. I detyruar nga kodi i tyre, i kërkonte t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë. Charles Mc Gonigal erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit. Por ka edhe çështje të tjera. Sinaloah është organizata numër një në botë që ndiqet për drogën dhe lidhja është direkt në zyrën e Ramës.