Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.
Po ashtu, kryeministri foli dhe për marrëdhëniet e mira që ka Shqipëria me Italinë, duke theksuar mbështetjen që po i jep vendit tonë për integrimin në BE.
“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në Evropa, jemi një shtet evropian dhe na mungon U para. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin. Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që ke mi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet.”, u shpreh Rama.