Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin kërkoi mbështetje për krizën energjitike.

Teksa përmendi pandeminë e koronavirusit, për të cilën Rama tha se vendi ynë u la mënjanë nga BE, kreu i qeverisë u shpreh se uron të mos  jetë i njëjti rast për krizën energjitike.

“Kemi pasur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rëndë që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, i cili nuk është i njëjtë me pandeminë, por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos  jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.