LEZHE, 3 prill 2013 – Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarësinë në qytetin e Lezhës, ka deklaruar se të gjithë ata që duan ndryshimin, duhet të vendosen përballë Sali Berishës për ta larguar me votë. Rama zhvilloi një takim në Lezhë, nga ku një grup përfaqësuesish të djathtë dhe ish të përndjekurish politikë kanë shprehur zhgënjimin nga politika 22 vjeçare, dhe në veçanti ajo e PD.
"Pa drita si i majti, si i djathti; pa ujë si i majti, si i djathti; pa bukë si i majti, si i djathti, sherr me njëri-tjetrin. Edhe Saliu në Tiranë vazhdon të pasurohet dhe të bëjë qejf. Nuk ka vend sot për majtas dhe djathtas e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin, ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 Qershor, në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike", tha Rama.





