Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.
I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat, sidomos atë të emigracionit, me nota ironie Rama tha: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju mbrojmë”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura në sallë.
Teksa u ndal tek largimi i të rinjve shqiptar, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot të qëndrojnë këtu, pasi ata janë të lirë të lëvizin kudo që duan.
“E di që nuk është korrekte politikisht, por unë nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo. Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro“, tha Rama.