LONDER, 14 maj 2013– Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Londrës për një vizitë zyrtare, e më pas pritet të mbërrijë në Bruksel, ku do të ketë një takim me grupin eurosocialist në PE.
Tema e diskutimeve, siç njofton Rama do të jenë zgjedhjet dhe çfarë do të bëhet pas zgjedhjeve.
Kryetari i opozitës ka njoftuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se gjatë paradites do të zhvillojë një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, e më pas do të bisedojë rreth zgjedhjeve të 23 qershorit me grupin eurosocialist në Parlamentin Evropian.
“Sot Londër-Bruksel. Paradite me Tony Blair për ç’do bëjmë pas zgjedhjeve. Pasdite me grupin eurosocialist në PE për zgjedhjet e 23 qershorit”,- shkruan Rama në “Twitter”.





