Kryeministri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku ditën e nesërme do të zhvillohet Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Pasditen e sotme, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale duken drejtuesit e larte te tre vendeve te Ballkanit Perendimor, të cilët gjatë rrugës përshëndesin qytetarët, ndërsa nuk kanë munguar me ta edhe fotot “selfie”.

Në këtë takim mungon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka ndryshuar mendim se kjo nismë është ide e Serbisë që nuk ka miratimin e Kosovës.