14 nëntor 2015 – Një luftë të vërtetë e ka cilësuar kryeministri i vendit tonë Edi Rama, situatën e jashtëzakonshme që ka mbërthyer francezët prej mbrëmjes së djeshme, kur nga sulmet kamikaze humbën jetën me dhjetëra persona.

Në një postim në Facebook në frëngjisht dhe në shqip, kreu i qeverisë i ka ofruar Francës mbështetjen e Shqipërisë, në këto momente horrori.

“Është një luftë e vërtetë! Shqipëria mbështet plotësisht Francën dhe Qeverinë e saj në këto momente horrori dhe zie #ViveLaFrance”, shkruan Rama.

Në Francë është shpallur gjendja e emergjencës kombëtare dhe bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet, ku deri tani flitet për 153 persona të vrarë e mbi 200 të plagosur.

/portali DurresLajm/