Nga qyteti i Librazhdit kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos teksa ka thënë se opozita i është qepur nga pas dhe përpiqen ta lidhin atë me krimin dhe blerjen e votave.

Sipas Ramës, Dako e mundi PD-në edhe kur ishte në pushtet Saliu dhe shteti i tij ndërsa tha se më 30 qershor demokratët do humbin edhe Kukësin dhe Tropojën.

"Ka demokrat të thotë që ishte me kollaj të mundje Saliun që kishte shtetin sesa të mundësh Lulin me fallxhoren që ka në krah. Isha në Durrës, bashkë me Lulin dhe ata që nisen për turizëm politik pas Lulit. Në Durrës Vangjush Dakos që i janë qepur sikur është njeriu i lidhur me krimin që i mundi duke i vjedhur votat, Dako mundi Saliun me gjithë hordhitë e tij në 2007-2009-2013 dhe në 2017. Ne i kemi mundur, Saliun bashkë me shtetin e tij, dhe nuk mundkemi dot Lulin? Si është kjo? Lulin? Nëse nuk e mundim dot, në Tropojë, jo se është më i fortë se Saliu me gjithë shtetin, por ne nuk kemi qenë akoma më të mirë seç jemi tani. Por në 30 qershor do ti mundim dhe në Kukës", tha Rama.