Në foto: George Soros dhe Tamiko Bolton dëshmojnë si po përgatiten për të marrë pjesë në pritjen në Muzeun e Artit Modern (MOMA) në një reklamë të shpërndarë më 20 shtator 2013
NJU-JORK, 21 shtator 2013 – Në një dasmë që zgjat tri ditë, kryeministri i sapozgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama është “krushk” i Sorosit, ndonëse kjo gjë nuk u bë publike në agjendën amerikane të liderit të shumicës së Tiranës. Në Nju Jork zhvillohet ceremonia e martesës, për herë të tretë, e miliarderit filantropist 83-vjeçar Xhorxh (George) Soros me 42-vjeçaren Tamiko Bolton. Në mbrëmjen e 21 shtatorit 2013 jepet një pritje për më shumë se 500 pjesëmarrës në një qendër artesh. Mes miqve të ftuar në ngjarjet e ndryshme janë presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe disa udhëheqës të huaj, përfshirë Toomas Hendrik Ilves, president i Estonisë; Ellen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë, dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, njoftoi agjencia e lajmeve Rojter (Reuters). Po ashtu pritet të marrin pjesë janë udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA Nensi (Nancy) Pelosi dhe zëvendës-guvernatori i Kalifornisë Gevin Njuzëm (Gavin Newsom), të dy demokratë, si dhe biznesmenë të fuqishëm.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





