Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Ohër, i cili kritikoi mospjesëmarrjen e Kosovës.

“Dështimi me integrimin europian nuk mund te zëvendësohet nga propaganda anti europiane e nje autokrati te korruptuar. Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!” – shkruan Basha në Twitter.