Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e OKB në Nju Jork, në Samitin për të Ardhmen. Rama tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.

Rama ndër të tjera foli edhe për kthimin e Selisë së Kryegjyshatës së Bektashinjve në një qendër sovrane brenda Tiranës. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet.

Edi Rama: Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësinë. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.