Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë u shpreh se kudo në vendin tonë ka mundësi për të bërë biznes, sidomos në fushën e turizmit, me investime jo të mëdha. Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vendi i mundësive për biznes.

Rama theksoi se Shqipëria është në një fazë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo”.

Edi Rama: Unë e them por s’ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo” këtu.

Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. P.sh., të gjitha ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha.

Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet.

Kryeministri Edi Rama, teksa prekur edhe temën e emigracionit në podkastin “Flasim” duke u shprehur se të rinjtë kanë të drejtën e tyre të ikin dhe të provojnë jetesën në një shtet tjetër.

Por, kreu i qeverisë theksoi se gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë se sa është paga, teksa shtoi se “nuk bëjnë llogaritë se sa i ngelet nga rroga e tyre”.

Rama u shpreh se jetesa në Itali është vështirësuar shumë, ndërsa theksoi se me 1500 euro rrogë duhet të ndash shtëpinë, ndyshe, sipas tij, nuk merr dot shtëpi tënden me qira.

“Është vështirësuar Italia shumë. Nuk e di, ndoshta këta që ikin duan ta provojnë kanë të drejtën e tyre. Gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë “Sa është rroga”, kaq dhe nuk bëjnë llogaritë se sa ngelet nga rroga. Me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë se ndryshe nuk merr dot me qira një shtëpi tënden”, – tha Rama.