PRIZREN, 24 gusht 2013 – Në Prizren për aktivitetin e ‘Dokufest’, por jo vetëm kaq. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitet nën shoqërinë e ministrave të tij dhe të homologut kosovar Hashim Thaci.
Dhe nga fotot që ka postuar në rrjetin social, Facebook, Rama duket qartë që i prezantuar ministrat e rinj, Thacit ndërsa ka folur dhe për tv kosovare.
Në rrjetet sociale, Rama premton se nga viti tjetër festivali që mbahet cdo vit në Prizren do të mbështetet dhe nga qeveria shqiptare.
“Në Prizren me kryeministrin Thaçi me kolegë e miq, brenda kornizës së mrekullueshme të ‘Dokufest’, një aktivitet kulturor me përmasë europiane që vitin tjetër do mbështetet edhe nga qeveria e Shqipërisë”.
Sipas Ramës shumë shpejt një kalendar i përbashkët vjetor ngjarjesh kulturore do të jetë një nga risitë e mëdha të bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.





