Gazetari Osman Stafa ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama ishte gjatë ditës së sotme në QSUT, por heshti për Onkologjikun, ku të sëmurëve me kancer iu mungojnë ilaçet që iu duhen.

Përmes një statusi në Facebook, Stafa shkruan se Rama nuk foli asnjë fjalë për akserelatorin linear 2, i cili është jashtë funksioni dhe njerëzit të cilët duhet të bëjnë rreze, nuk e marrin këtë trajtim dhe se në Onkologjik mungojnë ilaçet për të sëmurët me kancer.

Në fund ai i drejtohet Ramës me pyetjet “Pse nuk foli Kryeministri Rama për Onkologjikun?

A e di Kryeministri Rama se ky shtet është përgjegjës për sigurimin e medikamenteve kimio?”

Postimi:
Kryeministri Edi Rama ishte sot në QSUT. Ai nuk foli fare atje për mungesat e medikamenteve në Onkologjik. Ai nuk foli fare për pacientët të cilët sot nuk kanë marrë kimiot sipas protokollit të mjekëve.

Kryeministri i Shqipërisë nuk foli asnjë fjalë për akserelatorin linear 2, i cili është jashtë funksioni dhe njerëzit të cilët duhet të bëjnë rreze, nuk e marrin këtë trajtim.

A e di Kryeministri se po nuk more kimio sipas protokollit të mjekut, apo rreze po sipas radiologut, sëmundja nuk luftohet, sëmundja nuk trajtohet dhe për pasojë pacienti përkeqësohet e shkon drejt fatalitetit?

Pse nuk foli Kryeministri Rama për Onkologjikun?

A e di Kryeministri Rama se ky shtet është përgjegjës për sigurimin e medikamenteve kimio?

Boll më me propagandë, fasada, e ngjyra, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për trajtim mjekësor dinjitoz, kanë nevojë që shteti t’i mbulojë medikamentet për më të pamundurit, qytetarët më në nevojë, që luftojnë çdo ditë mes jetës dhe vdekjes!