Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në RMV ku po merr pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky takim vjen në një moment krizash të rënda që sipas tij kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë rajonin tone.
“Së pari dëshiroj që në gjuhën shqipe t’iu uroj shqiptarëve, këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të alfabetit, Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që ne mblidhemi këtu në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejtë edhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur dhe të kemi të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, tha Rama.