Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poloni, ku merr pjesë në punimet e Samitit të Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij samiti, kryeministri Rama është takuar me homologun francez Edouard Philippe, me të cilin ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Pamjet nga ky takim i ka publikuar vetë kreu i qeverisë në “Facebook”.

“My CAMERA: Poznan, Poloni – Me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe, në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.