Kryeministri Edi Rama, pas takimeve që zhvilloi në Gjirokastër, është ndalur në Sarandë. Ai po zhvillon takim në shëtitoren e qytetit bregdetar, ku u shpreh se 14 maji ka një rëndësi të madhe për Sarandën.
Gjitashtu kërkoi votën për kandidatin e PS, Oltion Caci, duke thënë se nëse nuk e bënin këtë detyrë të vogël, do të humbisnin shumë.
“Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë. Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, që me votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.