TIRANË-Mbledhja e radhes e qeverise sot u zhvillua nen drejtimin e Zv/kryeministri Niko Peleshi, ndërkohë që kryeministri Rama po vijon vizitën zyrtare në SHBA. Gjate mbledhjes Peleshi vendosi që të shfuqizojë vendimin e datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhës, kjo në kuadër të angazhimit për të shfuqizuar cdo vendim të marrë nga qeveria ‘Berisha’ pas 23 qershor.

Sot me vendim qeverie u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit znj. Kreuza Leka dhe u miratua emërimi në këtë detyrë i zonjës Adelina Greca.

Ne kete mbledhje u vendos kalimi i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.

Një tjetër vendim ishte dhe ai për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Për herë të parë pas 8 vitesh, një zv/kryeministër drejton mbledhjen e qeverisë.