Kryeministri Edi Rama ka vizituar nga afër këtë të hënë shkollën e re fillore dhe kopshtin “Perlat” në Durrësit, i shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako si dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Godina në fakt u dëmtua rëndë gjatë tërmeteve të 2019-ës e tanimë, sipas kryeministrit është rindërtuar me kushte optimale dhe pa dallime nga shkollat e kopshtet e komunave Europiane.

Perlat, Durrës – Në shkollën fillore dhe kopshtin “Perlat”, rilindur pas tërmetit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet e komunave Europiane”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos ku shfaqet duke hyrë klasë më klasë në të gjithë objektin e ri.