Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e mbajtur për mediat, një gazetare greke e pyeti për marrëdhëniet që Shqipëria ka me Turqinë.

Kryeministri Rama është përgjigjur duke e vënë në siklet gazetaren, dhe e pyeti nëse ajo ishte xheloze për marrëdhënien e tij me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët. Për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik

Gazetarja: Nuk është xhelozi

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Gjithashtu, kryeministri shqiptar është pyetur dhe për çështjen e detit dhe ligjin e luftës me Greqinë.

“Pikë së pari nuk janë të lidhura me njëra, nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm. Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time.

Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat , prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. Sa i përket ligjit të luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në Luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Dhe qeveria juan tuaj dhe të heq këtë gjë. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama.