Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Spitalin e Fierit, ku u njoh me ndryshimet e bëra atje.

“E kaluara e disa viteve më parë e këtij spitali i ngjan një ëndrre të keqe dhe e ardhmja mbetet ende një sfidë e madhe, që kërkon shumë punë akoma,” shkruan Rama.

Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë në vizitën e tij në spital. Teksa hynte në një repart, u tha mjekëve: “Ore më ra goja, këto dyert mos i bëni kaq të vogla sa për Erjon Braçen”.