“Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve që është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve, punonjësve të urgjencës kombëtare dhe të gjithë stafit që mbështet çdo orë e çdo ditë të vitit duke shpëtuar jetë dhe shëruar njerëz të sëmurë.

Dhe duke kryer një shërbim jetik për shoqërinë dhe vendin. Rreth 60 mijë operacione të suksesshme që bën shërbim ynë shëndetësor në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale…është punë e palodhur e mjekëve. 

Kur identifikohen veprimtari që njollosin bluzën e lartë kosto e reputacionit është shumë e lartë. Por në fund të ditës për të gjitha ata që e dinë se çfarë do të thotë të shërbesh dhe ata që marrin shërbim, pjesa pozitive është ajo që dominon”, tha kryeministri Rama.