Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Sukth, për të ndjekur nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare “Njazi Mastori”. Shkolla në fjalë u shemb rreth një muaj më parë, për t’i hapur rrugë rindërtimit, pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Godina e shkollës së re do të jetë 3-katëshe dhe pritet të përfundojë në 26 nëntor 2020.

“Në 26 nëntor duam të hapim derën”- tha kryeministri Rama para kryebashkiakes së Durrësit Emirjana Sako dhe ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.