Në mitingun e Tropojës, Edi Rama ka sulmuar kandidatin e PD-së, të cilin e quajti një lojtar rezervë. Më pas kaloi te Sali Berisha, të cilin e krahasoi me veten dhe për punët që kanë bërë për Tropojën.
“Për Tropojën, unë me Saliun, jam si Reali me Kukësin. Edhe Kukësi nuk është ekip i keq, por nuk krahasohet me Realin”, u shpreh Rama duke marrë si shembull ekipet e futbollit për ta bërë më të lehtë krahasimin.
“Edhe tani jemi në një fazë që demokratëve ia kemi dhënë shansin të futen në zgjedhje. Kush jua shpëtoi Lulin? Kush jua nxorri partinë nga çadra? Kush jua dha demokratëve mundësinë të shkoni në votim? Jua dhamë ne!” u shpreh Edi Rama.





