TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka komentuar në rrjetin social “Twitter” zgjedhjet në Çeki ku ish-kryeministri çek Milos Zeman u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale.
Kryesocialisti Rama thekson në profilin e tij në Twitter se era po fryn nga e majta dhe pas Çekisë edhe në Itali dhe në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri do të fitojë e majta.
“Edhe në Çeki fiton e majta në zgjedhjet presidenciale. Era vijon të fryjë majtas. Së shpejti Italia dhe pastaj në qershor Shqipëria” shkruan Rama.