Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në Twitter, ku ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe kryebashkiakun Basha për moslejimin e mediave për trasmetimin direkt të homazhit të opozitës tek rruga “Pedonale”.
“Sali Berisha e Lulzim Basha bllokojnë me polici rrugën e kinemasë për të mos lejuar mediat ta transmetojnë live ceremoninë përkujtimore!
Të mjerët nxitës të atyre vrasjeve sot u tremben një filmi dhe fjalëve të rastit për 21 janarin! S`kanë faj, krimi është hije që s`ndahet thonë”, u shpreh Rama
Pas tubimit homazh në kinema “Millenium”, Partia Socialiste ka shfaqur një dokumentar për “21 janarin”, ndërsa pritet të mbajnë fjalën të afërm të viktimave, si dhe lideri i opozitës, Edi Rama.