TIRANË, 24 dhjetor 2013- Pas miratimit në parim të buxhetit nga Kuvendi Rama ka komentuar seancën maratonë . në një postim në facebook ai shkruan se fitoi taksimi i ndershëm, dhe heqja e taksës për biznesin e vogël. “

Pas një maratone 24 orë fitoi taksimi i ndershëm, heqja e taksës së biznesit të vogël, larja e borxheve ndaj biznesit të madh, mbrojtja e shtresave në nevojë, rritja e kujdesit shëndetesor dhe e fondeve për arsimin, bujqësinë dhe komunitetet vendore. 
Shumica e 23 qershorit votoi për të bërë realitet një sërë zotimesh kryesore. Uli taksat për 97% të shqiptarëve dhe rriti si asnjëherë mbështetjen financiare të shtetit për sigurinë e jetës e të pronës së qytetarëve. Vota e sotme e Kuvendit në besnikëri të plotë ndaj 1 milionë shqiptarëve që votuan Qeverinë e Re, i hap rrugën fillimit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Sociale.”- shkruan Rama.