27gusht 2015 – Rama bën batuta në Vjenë, Berisha e akuzon se po kërcënon Europën. Gjatë samitit që po zhvillohet në kryeqytetin austriak, kryeministri shqiptar ka bërë disa batuta, në marrëdhëniet Shqipëri-BE e në veçanti me Serbinë. “Mesa duket Aleksandri (Vuçiç) trajtoji pjesën “fast”(e shpejtë), kurse unë do trajtoj atë “furious” (të çmendur)”, u shpreh Rama. “Fakti që takohemi të dy bashkë me Aleksandër Vuçiç nuk është më një fakt historik. Është vetëm rutinë. Askush nuk do të shkruajë nesër “ata u takuan”, si ai më pa mua apo si e pashë unë atë. Ata do të thonë: Çfarë sollën nga ky takim? A ka ndonjë gjë më shumë për xhepat tanë, apo bëhet fjalë vetë për qëllimet të mira? Ky është thelbi. Unë nuk kam ndërmend t’ju them se sa progres kemi bërë. Unë thjesht do them se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa”, u shpreh kreu i qeverisë. Por fjalën e tij, e ka përdorur ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, Ramën dje në Samit e kanë lëshuar nervat dhe nën një krizë halucinante, kërcënoi haptazi Europën.
“Rama furioz, siç e quajti ai vehten, sikur të ishte Enver Hoxha apo Sllobodan Millosheviçi, deklaroi ne Samit se: ‘Nuk është se u bëmë engjej, jemi te lumtur, qe siç tha miku im i dashur ministri i jashtem i Bosnjes, se nuk kemi ceshtje te hapura prandaj flasim per ekonomine”. Por, vazhdoi furiozi yne me ate ne diell se “askush te mos mendoje se ne nuk jemi te afte te kemi çështje te hapura perseri’. Pra Rama i tha Europes kujdes dhe me pranoni keshtu si jam perndryshe Ballkanin do e hedhim ne ere!! Ekplozion i fuqishem në mendjen e tij të sëmurë!”, shkruajti Berisha në rrjetet sociale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/