Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat ditën e sotme ku shpalosi paketën e re ligjore të Prokurimit Publik, u shpreh se rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk janë as në bibël dhe as në kuran, por rekomandime që mund të diskutohen.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike do bien në vesh të shurdhët, vetë Kryeministria do t’i referojë rastet në SPAK.

Rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk janë as në bibël as në kuran. Pra janë rekomandime që mund të diskutohen, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vësh aq të shurdhët sa mos ketë fare përgjigje, sikur a thua se Agjencia e Prokurimeve Publike mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët ti nxjerrin ku t’i nxjerrin çdo rast i tillë do shkojë në SPAK. Dhe do shkoj në SPAK nga kjo godinë këtu. Pastaj a është i qëllimshëm, a është thjesht  injorancë në raport me hetimet shtetërore, këtë çështje indiferentët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete”, tha Rama.