Ndërkohë që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim në qytetin e Shkodrës, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do ta presë me protesta.
PD e Shkodrës i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së në emër të selisë blu akuzoi qeverinë se kjo e fundit ka krijuar situatë të vështirë dhe të papërballueshme për qytetarët.
Sipas saj, kjo qeveri e papërgjegjshme po i heq të drejtën e kafshatës qindra mijëra qytetarëve.





