Tiranë, 14 qershor 2014 – Kryeministri Edi Rama njofton në rrjetin social “Facebook” se nesër do të bëjë një komunikim shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.
“Nesër në 12:30 nga Durrësi një komunikim me shumë rëndësi për të gjithë ju – live tv”,– shkruan Rama, pa dhënë detaje të tjera rreth asaj që do të komunikojë ditën e dielë dhe për më tepër vendin ku do ta bëjë lidhjen direkte.
Në orën 10.00, kryeministri pritet të jetë i pranishëm në sheshin tek Torra Veneciane, para bustit të kolonelit hollandez Ludowijk Thomson, ku do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në nderim të 100 vjetorit të komandantit të mbrojtjes së Durrësit.
Axhenda e mëtejshme në qytetin bregdetar e kryeministrit Rama është mbajtur sekret nga stafi i tij i ngushtë dhe vetëm diten e nesërme pritet të zbardhet komunikimi i rëndësishëm që kreu i ekzekutivit kërkon të bëjë me popullin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





