Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të demokratëve se sistemi shëndetësor në vend është në kolaps për shkak të pandemisë.
Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Rama i konsideroi neveritëse këto akuza të opozitës.
Ai foli edhe për rastet e vetëvrasjeve të pacientëve të infektuar me Covid-19 dhe sipas tij, ky fenomen ishte paralajmëruar dhe po ndodh në të gjithë botën, për shkak se nxiten nga sëmundja e Covid-19.
“Më lexjoni të ndaj ndjenjën neveritëse për shefat e të ashtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore. Faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë pskologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash, sajesash, abuzimesh dhe një propagande të shfrenuar që dëmton moralin e mjekëve, të infermierëve që me shumë përkushtim po udhëheqin në këtë front që është një front ku Shqipëria ka vetëm një pjesë aq të vogël saç është vetë në një vjë që përfshin të gjitha vendet e planetit. Është e pakuptueshme që sot t’u thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishim, por nuk janë. Që njerëzit dergjen dyshimeve, çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishte siç ka ndodhur në vende të zhvilluara, por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet në autoambulanca falë edhe ndihmës të ndonjë media që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë. Që qeveria po vjedh prandaj numri i infektimeve po rritet, çka është absurde sepse për fat të keq po në këtë rast edhe për fat të mirë, fakti është që numrat po rriten eksponencialisht kudo. Si mund të ngrihen teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spital. E dini pse në kurth bini dhe ju? Sepse nuk bëni një kërkim të thjeshtë… për të parë që shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme. Që një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nixtja për të vrarë veten, e cila ëhstë e materializuar në shifra. Në Itali, nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash për vetëvrasje. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve, vetëvrasje që lidhen me Covidin. Është vetëvrarë personel shëndetësor në Nju Jork, me hedhje nga dritarja”, tha Rama.





