Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga data 1 korrik të vitit 2022 për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero tatimi mbi të ardhurat.
“Nga 1 korriku 2022, zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë”, shkruan Rama në një postim në “Facebook”, shoqëruar me hashtagun “Shqipëria e ardhmja jonë”.

Nga ky ndryshim do të përfitojnë 58 mijë qytetarë thuhet në relacion.
Ndërsa për pagat e larta që janë mbi 200 mijë lekë tatimi do të jetë 23%, deri më tani këtë tatim e kanë paguar ata që marrin mbi 150 mijë lekë. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 qytetar.





