Nga Kurbini ku ndodhej në vijim të takimeve elektorale, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama e ka ashpërsuar gjuhën dhe ironinë ndaj kundërshtarëve politikë.

Pasi sulmoi kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Behar Haxhia, Rama u ndal edhe tek kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ça nuk kam bërë për të sjellë Liken në rrugë të mbarë. Çfarë do mor vëlla, kryeministër ishe, president ishe, kryetar kuvendi ishe, rri rehat. Po ku ka rehat, miu që del nga gjirizi prapë në gjiriz do shkojë, nuk ka shkon tjetër. Njeriu që është bërë pjesë e zullumit në zullum do kthehet”, tha Rama.

Ai u shpreh se nëse Kurbini nuk voton Partinë Socialiste do humbë mbështetjen e qeverisë. “Nëse nuk votoni Majlindën nuk humbet Majlinda. Do humbni ju, do më humbni mua”, tha Rama.