Kryeministri, Edi Rama, foli sot nga Shkupi për përfundimin e misionit të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha se ata që nuk morën pjesë në atë nismë kanë gabuar, duke nënkuptuar këtu Kosovën dhe Malin e Zi.

“Nuk dua fare në këtë proces për organizimin e samitit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e të futurit bashkë të gjithë nën ombrellën e Berlinit.

Dua që Ballkanin e Hapur ta lë mënjanë. Nuk dua ti jap askujt asnjë mundësi që të vijojë të flasë për paralelizma dhe alternativa. Kjo është shumë e qartë. Për mua Ballkani i Hapur ka bërë shërbim të madh.

Një mijë herë të kthehesha do e bëja prapë. Kush nuk ka marrë pjesë në Ballkanin e Hapur ka bërë gabim për veten e vet”, tha Rama.